misioni ynë
IronBlock synon të sjellë tokenizimin e bazuar në blockchain dhe financimin e decentralizuar (DeFi) si një mënyrë për të lehtësuar aksesin global në pasuri të sigurta dhe të likuiduara. Me një qasje krejtësisht të rregulluar, ne garantojmë një ekosistem financiar të besueshëm ku inovacioni dhe përputhshmëria ligjore bashkëjetojnë në harmoni.
shërbimet tona
• Tokenizimi i Pasurive të Vërteta (RWAs)
Tokenizimi i patundshmërive, aksioneve të bizneseve, burimeve natyrore dhe instrumenteve financiare. Kontrata të zgjuara (Smart Contracts) për pronësi transparente dhe të sigurt. Krijimi i likuiditetit për pasuri që zakonisht janë të palikuiduara.
• Financimi përmes Blockchain & DeFi
Security Token Offerings (STOs) për investitorë institucionalë dhe privatë. Zgjidhje inovative të financimit të decentralizuar (DeFi) për grumbullimin e kapitalit. Akses direkt në tregjet financiare ndërkombëtare përmes blockchain-it.
• Custody dhe Shërbimet Financiare
Custody (ruajtje) për të gjitha llojet e kriptovalutave dhe aseteve të tokenizuara, në një mjedis të mbrojtur dhe të rregulluar. Menaxhim i aseteve për klientë institucionalë dhe privatë, me qëllim rritjen strategjike të portofolit. OTC Principal Desk, i cili mundëson tregtimin e kripto-aseteve me vëllime të larta dhe kushte të favorshme për klientët.
• Rregullativa dhe Siguria Ligjore
Përputhshmëri e plotë me Ligjin Nr. 08/L-295 për Kripto-Asetet në Kosovë. Bashkëpunim me banka, avokatë dhe institucione rregullatore për mbrojtjen e investitorëve. Respektimi i standardeve të BE-së (MiCA, MiFID II, Basel III, AML/KYC) për të garantuar sigurinë dhe besueshmërinë.